Euronews Albania në Muzeun e Holokaustit në Jerusalem
Turistë nga e gjithë bota vizitojnë Muzeun e Holokaustit në Jerusalem, i cili është më i rëndësishmi për historinë e kulturën hebraike.
Euronews Albania takoi Dan Oryan, shef i Ballkanit në Ministrinë e Jashtme në Izrael i cili tregoi për rëndësinë shpirtërore që mbart ky objekt për popullin e tij ndërkohë që vlerëson dhe shqiptarët, duke i cilësuar si dritë në mes të errësirës.
“Yad Vashem është një nga vendet ku ti mund te shohësh historinë e plotë se çfarë ndodhi para dhe në luftë, sesi judenjte u vranë. Ky është objekt i rëndësishëm për ne, pasi tregon historinë e paraardhësve tanë dhe gjakut tonë. Ka patur shumë pak momente dritë gjatë asaj kohe të errët, pikërisht në Shqipëri, të njohur për besën e tyre të famshme të cilët mbrojtën me qindra judenj”, u shpreh ai.
Kjo ka çuar që dy vendet të bashkëpunojnë në disa pika të përbashkëta, duke përshirë këtu dhe arsimin fillor.
“Kjo është në fakt një nga pikat që mban fort marrëdhëniet diplomatike të vendeve tona, e ndërkohë ne kemi bërë që fëmijët në Izrael të mësojnë historinë e besës në shkolla e po ashtu kjo iniciativë nisi edhe në Shqipëri nisi këtë vit. 4:12 kjo është ne fakt një ndjenjë përgjegjësie për të qenë i sigurt që historia e plotë do tregohet”, tha Dan Oryan.
Në muze do të mbillet një pemë e cila do të mbajë emrin e Shqipërisë, ndërkohë që një tjetër synim është edhe krijimi i marrëdhënieve turistike midis të dyjave vendeve
“Në muze përpos gjithçkaje nderim e vend i veçantë u është bërë atyre që kanë mbrojtur popullin hebre, e për këtë arsye këtë vit do të mbillet një pemë në një nga vendet më të frekuentuara të muzeut me emrin e vendit tuaj Shqipëri. Shqipëria është një vend fantastik, unë e kam vizituar, ka pamje dhe kulture mahnitëse, jam i sigurt qe do bëjmë që shqiptarët të vijnë më tepër këtu dhe ne tek ju”, theksoi ai.
Çdo vit, muzeu i Holokaustit vizitohet nga më tepër se 1 milion turistë, një objekt që është vizituar edhe nga personalitete botërore si Barack Obama apo Angela Merkel.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh