Ukraina thotë se po i shkakton Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas
Ukraina thotë se ushtria e saj po u bën rezistencë të ashpër forcave ruse që përpiqen të avancojnë në rajonin lindor të Donbasit, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme ushtrisë së Moskës.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, Serhiy Hayday, u shpreh se luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë të ashpër, shkruan CNN.
“Ne po frenojmë armikun në kufirin e rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut, pushtuesit po pësojnë humbje të konsiderueshme, siç e pranojnë ata vetë,” theksoi Hayday.
Sipas tij, focat ruse kanë pësuar humbje të mëdha, teksa shtoi se ata kanë më shumë armatime, por ushtarët ukrainas janë më të përgatitur e të motivuar.
Pak ditë më parë, Rusia deklaroi se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas të Luhansk të dielën pasi pushtoi qytetin e Lysychansk.
Marrja nën kontroll e këtij rajoni, është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donetsk, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West