‘Se çfarë bëj unë, e di unë”, Tabaku përplaset me Spiropalin
Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku.
Në një kohë që po flitej për miratimin e rezolutës së gjenocidit ndaj Srebrenicës, ministrja Spiropali duke ju përgjigjur Sali Berishës, u ndal në fjalimin e saj tek protesta e këtij të fundit që do të zhvillohet sot në Tiranë.
Por, kjo shqetësoi Tabakun, e cila tha se ajo po bënte një llogore fjalësh pa kuptim, ndërsa i kërkoi falje ambasadorit boshnjak për këtë skenë, të shëmtuar siç e quajti ajo.
‘Kam shumë argumente për të thënë për keqqeverisjen. Por të dëgjosh në denoncimin për gjenocidin e Srebrenicës llogore fjalësh pa kuptim e të papranueshme, i kërkojmë ndjesë ambasadorit për këtë skemë të shëmtuar’- tha Tabaku.
“ T’i do shkosh në protestë?”, iu përgjigj menjëherë Spiropali. Ndërsa Tabaku iu kundërpërgjigj: “Se çfarë bëj unë, atë e di unë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet