NASA: Rusia kontrollon rreth 22 për qind të tokës bujqësore në Ukrainë
Rusët kanë nën kontroll rreth 22 për qind të tokave bujqësore të Ukrainë, që nga nisja e pushtimit në 24 shkurt, duke ndikuar në prodhimin e një prej furnizuesve kryesorë të drithërave dhe vajit ushqimorë.
Lajmi u dha nga Agjencia Amerikane Hapësinore (NASA). Ndërprerja nga lufta e të korrave dhe sezonit të mbjelljes – përfshi dhe fermerët që ikin nga lufta, mungesa e krahut të punës dhe arat e goditura nga bombardimet – mund të kenë një ndikim të madh në furnizimet globale të ushqimit, thanë shkencëtarët e NASA-s.
Sipas të dhënave të SHBA-së, para luftës Ukraina furnizonte 46 për qind të vajit të lulediellit të tregtuar në tregjet globale, 9 për qind të grurit, 17 për qind të elbit dhe 12 për qind të misrit.
Pushtimi i Rusisë ka bllokuar eksportet e ushqimit nga Odessa, porti kryesor në Detin e Zi, dhe ka shkatërruar infrastrukturën e magazinimit dhe transportit në disa zona.
Kjo do të thotë se fermerët në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat e pushtuara, kanë më pak mundësi për ta çuar produktin e tyre në depo dhe në tregje.
Dhe gjithashtu kërcënon mbjelljen e kulturave dimërore në vjeshtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid