Rama dhe Veliaj po mbajnë peng PS-në me paratë e inceneratorëve, thotë Këlliçi

7 Korrik 2022 | 20:41

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë peng Partinë Socialiste me paratë e inceneratorëve.

Kështu u shpreh deputeti demokrat, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, të thirrur nga Partia Demokratike.

Sipas tij, ata fshihen edhe pas Komitetit të Ekspertëve dhe Bordit të Transparencës.

“Kjo bandë e cila sot është në krye të qeverisë, është dhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve, ata janë ndërtuesit e vërtetë të kullave. Investitorët strategjiikë janë ata të dy, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk ka fare komitet ekspertësh dhe as bord çmimesh. Janë këta të dy të cilët e kanë blerë peng Partinë Socialiste me paratë e lejeve të ndërtimit dhe po e mbajnë sot peng me paratë e inceneratorëve” theksoi Këlliçi.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka frikë nga qytetarët ndaj ai nuk ndodhet në godinën e Kryeministrisë.

Këlliçi shtoi se Shqipëria e vërtetë ka aromën e varfërisë dhe nuk është ajo që propagandohet nga qeveria.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026