PE miraton rezolutën, hetim për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi
Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar një rezolutë për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.
Rezoluta vë në dukje ankesat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të cilëve iu mohuan të drejtën e votës dhe janë fshirë nga regjistri i gjendjes civile në vendbanimin e tyre.
Parlamenti Evropian thotë në paragrafin 79, se “është thellësisht i shqetësuar për pretendimet dhe studimet që tregojnë se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin për vendbanimin e qytetarëve dhe për pasivizimin të adresave të banimit të shtetasve të etnisë shqiptare që jetojnë në Serbinë jugore në mënyrë sistematike dhe diskriminuese”.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë se në vitet e fundit është rritur pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
Sipas tyre, pasivizimi i adresave po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil