RMV në udhëkryq, mes negociatave të anëtarësimit dhe rrymës anti-BE

10 Korrik 2022 | 11:06

17 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Maqedonia e Veriut mori ftesën për nisjen e negociatave me BE-në. Por sërish, për vendin e vogël ka shumë pengesa, përfshirë Bullgarinë, që është vend anëtar i BE-së me të drejtën e vetos.

Bullgaria kërkon që Shkupi të njohë minoritetin bullgar dhe të pranojë se gjuha e tij ka rrënjë bullgare. Protestuesit maqedonas iu përgjigjën kësaj kërkese me zemërim.

“Duhet t’i refuzojmë. Nuk duhet t’i pranojmë. Ne po shantazhohemi dhe nuk po na jepet i njëjti shans siç iu dha vendeve të tjera si Serbia apo Mali i Zi”, thotë një protestues.

“Jo negociatave, çfarëdo që të kërkojnë bullgarët”, shprehet një tjetër.

Protestat, që zgjasin prej një jave, u bënë të dhunshme me dhjetëra oficerë policie të plagosur dhe protestues të shumtë të arrestuar.

Por pavarësisht trazirave, qeveria beson se vendi duhet t’i nisë negociatat e anëtarësimit.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe emocionet e qytetarëve, por po përpiqemi të shpjegojmë se kjo ka të bëjë me orientimin strategjik të vendit dhe se ne mund të hyjmë në BE si maqedonas, me gjuhën maqedonase”, thotë Bojan Mariçiç, zëvendës kryeministër për Integrimin.

Një nga kushtet e negociatave është përfshirja e minoritetit bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, gjë që kërkon dy të tretat e votave në Parlament, që do të thotë edhe votat e maqedonasve etnikë në opozitë.

“Ne po e themi hapur se nuk do ta mbështesim këtë propozim për arsyen e thjeshtë se ajo që i kërkohet Maqedonisë nga ky propozim shkon thellë në rrënjët e kombit tonë”, shprehet Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE.

Sikurse tha presidenti Emmanuel Macron, Maqedonia e Veriut ndodhet në një udhëkryq historik. Ajo duhet të zgjedhë mes negociatave të anëtarësimit, ose një shtegu me destinacion të panjohur të ofruar nga fraksionet politike anti-BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026