U futën në pus për ta pastruar, ndërron jetë 38-vjeçari në Mallakastër

10 Korrik 2022 | 12:30

Një 38-vjeçar në Mallakastër ndërroi jetë i asfiksuar pasi u fut brenda pusit të ujit për ta pastruar.

Burime zyrtare nga policia lokale thonë se ngjarja ndodhi rreth mesditës të së dielës në fshatin Lofkënd.

Shtetasit Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj, 38 vjeç kanë qenë duke pastruar pusin kur janë rrëzuar brenda tij.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, por 38-vjeçari Besnik Veliaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Burime bëjnë me dije se dy personat janë futur në pus me pompë benzine dhe nga tymi janë asfiksuar, pasi kanë qëndruar brenda gati 1 orë e gjysmë në pus.

Sipas informacioneve edhe punonjësi MZSH Mallakastër që bëri të mundur nxjerrjen e trupave ka probleme në rrugët e frymëmarrjes por jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026