10 persona të kafshuar nga gjarpri, shtohen rastet e helmimeve nga zvarranikët
Stina e verës shton rastet e helmimeve nga zvarranikët, insektet dhe ushqimet. Në periudhën qershor-korrik në QSUT, 10 persona janë paraqitur të kafshuar nga gjarpri, 3 nga merimanga vejusha e zezë, e të tjerë nga shumëkëmbësh-at apo bletët.
Mjekët bëjnë thirrje që në momentet e para të kafshimeve të tilla të mos ndërhyhet në plagë.
“Nganjëherë ne hasim disa teknika para spitalore nga vetë pacientët, të mos manipulohet në plagën e kafshimit nga gjarpri, shumë tentojnë të bëtë bëjnë thithje të ekstraktit.në momentin më të parë ti afrohen qendrës spitalore”, Andrin Tahiri, mjek toksikolog.
Fatmirësisht raste të tilla nuk kanë rezultuar me vdekje. Përveç helmimeve biologjike, ato ushqimore po ashtu janë në rritje.
“Ushqimet që gatuhen të konsumohen brenda vaktit ose të mbahen në zinxhirin frigoriferike. Ka pasur raste me të vjella, dobësi trupore edhe me ethe”, tha toksikologu.
Mjekët këshillojnë që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta të kemi kujdes të shtuar për higjienën, në mënyrë që ushqimet të mos ekspozohen nga insektet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse