Afera e inceneratorëve dhe marrëveshja për Butrintin, 5 zhvillimet kryesore

12 Korrik 2022 | 11:55
  •  Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve

Pezullohet aktiviteti i kompanive të denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve. Kompanitë kanë pezulluar aktivitetin e tyre me urdhër të SPAK.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme.

  • ‘Projekt ogurzi’, aktivistët kundërshtojnë marrëveshjen për Butrintin

Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shoqëria Civile, e cila sot po zhvillon një protestë para Kuvendit.

  • 15% tkurrje, Shqipëria e katërta në Europë që shënon humbje të popullsisë

Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka shënuar humbje të popullsisë pas vitit 1991. 30 vite më parë, vendi ynë hyri në një trajektore rënëse, ndikuar nga emigrimi dhe ulja e lindjeve, për të humbur 15% të popullsisë, ose 485 mijë banorë. Edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës lindore kanë përjetuar një plagë të tillë ku kryeson Bullgaria me 21% dhe e përfundon tek Polonia me 1.4%.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
  • Marrëveshja me kishën serbe nuk përbën tradhti, thotë Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviç u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar.

Hristijan Mickovski
  • ‘Shqiptari s’donte të të vriste’, ministri në RMV përgënjeshtron Mickovskin

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se “gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe nuk mund të përshkallëzohet si pasojë e protestave kundër propozimit francez”.

Sipas tij, pretendimet e Presidentit, Stevo Pendarovski për përfshirje të agjentëve të huaj janë të vërteta, por në këtë moment nuk mund të jepen detaje të tjera, pasi cenohen hetimet për identifikimin e të infiltruarve.

Lidhur me motivin e incidentit të 6 korrikut te “Sheshi Skënderbeu”, Spasovski përgënjeshtroi kreun e opozitës, Hristijan Mickovski, i cili tha se një person u shfaq me armë zjarri kishte për qëllim ta vriste atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026