Kryetari i opozitës premton 100 milionë euro subvencione për bujqësinë
Kësaj here kreu i opozitës u ndal në Zall Bastar, në një takim me fermerët e zonës. Këta të fundit shprehen shqetësimin se kanë probleme me infrastrukturën dhe me faktin se nuk marrin asnjë mbështetje nga qeveria pasi kostot e aktivitetit bujqësor janë të larta.
Për këto probleme kreu demokrat Basha premtoi se do të arrihet një zgjidhje me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet.
“Është kriminale t’iu marrësh çdo muaj taksat e tarifat qytetarëve dhe në ditën e tyre më të vështirë t’i braktisësh. Ne do të marrim të gjitha vendimet për t’iu mundësuar fermerëve të punojnë dhe të fitojnë përmes punës së tyre”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha u shpreh se plani i tij ekonomik parashikon 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të jenë të kënaqshme.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet