Si ndikoi Wizz Air në rritjen e udhëtarëve nga aeroporti i Rinasit
Pas pandemisë së COVID, që për gati 2 vite i kushtëzoi udhëtimet, një nga sektorët ekonomik që shpërtheu në gjithë botën është aviacioni.
Në Shqipëri numri më i lartë i udhëtarëve ka ardhur për shkak të rritjes së kapaciteteve të aeroportit të Rinasit dhe futjes në treg të aeroportit të Kukësit, por edhe shpeshtimit të fluturimeve nga kompanitë low cost si Wizz Air.
Por rritja e udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria këto muaj të parë të 2022-it, kishin edhe një tjetër shkak.
“Kompani si Wizz Air kanë mundësi të ofrojnë çmime të ulëta, sepse arrijnë të balancojnë kërkesën me çmimet e duhura. Është e rëndësishme që pasagjerët që të blejnë biletën në kohën e duhur dhe jo në momentin e fundit,” – u shpreh Krislen Keri, menaxher komercial në Wizz Air.
Andrash Rado tregon vendimin e Wizz Air që përcaktoi rritjen e madhe të saj në Shqipëri.
“Në 2020 kur nisi pandemia bota shtypi frenat dhe kompania jonë frenoi për pak kohë. Por Wizz Air nuk humbi shumë kohë dhe mënyra më e mirë ishte hapja e bazës së re në Tiranë. Ne u treguam të guximshëm dhe ishim praktik e të shpejtë,” – sqaroi Rado, menaxher i rekrutimit të ekuipazhit të kabinës.
Për Evelin Jeckel, menaxhere rrjeti në Wizz Air suksesi në Shqipëri pas pandemisë ishte i sigurt për disa arsye.
“Unë mendoj se të gjitha sinjalet që Shqipëria ishin aty. Gjysma e trafikut tonë në vendin tuaj përfshin vizitat tek të afërmit dhe pjesa tjetër për pushime. Ju keni brigje dhe vende turistike shumë të bukura, por ju keni edhe shumë diasporë që jetojnë dhe punojnë jashtë, por që kthehen shpesh në Shqipëri,” – u shpreh ajo.
Përveç zgjerimit të linjave dhe konsolidimit të tyre, një tjetër synim i kësaj kompanie në Shqipëri është rritja e punonjësve lokal. Wizz Air është në kërkim te punonjësve të kabinave, por edhe të pilotëve, për të cilët ka një plan ambicioz.
“Ne kemi hartuar programin e akademisë së pilotëve për të mbështetur tregjet në të cilat jemi duke operuar, por më veçanërisht në tregjet jashtë Bashkimit Europian. Shqipëria është një nga vendet ku ne duam të japim licenca për pilotët e ardhshëm dhe më shumë se 70% e kostove të programit do të mbulohen nga Wizz Air,” – tha Attila Tovari, shef i departamentit të trajnimit.
Gjatë këtij muaji në bazën e Tiranës pritet të shtohet edhe një tjetër avion i Wizz Air, duke bërë që flota të shkojë në 9.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë