“S’jam i pafajshëm”, i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares shfaqet me anti-plumb
Këtë të enjte është zhvilluar seanca në Gjykatën e Ferizajt ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, dy të akuzurave për përdhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit.
Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur ndaj ish-bashkëjetueses së tij, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm.
“Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça gjatë seancës.
Pas përfundimit të seancës, nga ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj janë larguar edhe prindërit dhe familjarët tjerë të ndjerës, Marigona Osmani.
Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim që prej muajit gusht të vitit 2021.
Krivaça akuzohet për vrasjen e Osmanit, ndërsa Sejdiu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Të dy e braktisën 18-vjeçaren pa jetë në urgjencën e Ferizaj, pasi e kishin keqtrajtuar për gati 24 orë.
LEXONI GJITHASHTU
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit