Vettingu, Kurti: I gatshëm për takime me partitë politike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në seancën e sotme plenare se duhet të bëhet ndarja mes Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesit të vetingut.
Kurti nënvizoi se është i gatshëm që të vazhdojë edhe më shpesh takimet me krerët e subjekteve politike për Vettingun në drejtësi.
“Është e domosdoshme që të kemi sa më shumë konsultime edhe si subjekte politike. Përveç kësaj, duhet ta bëjmë ndarjen e qartë të gjërave që nuk janë të njëjta. Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe vetingu në sistemin e drejtësisë nuk janë e njëjta gjë. I vetmi efekt është që të shtyhet Byroja Shtetërore dhe ky është gabim, pra vetingu në drejtësi dhe byroja shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin ka të bëjë me gjithë zyrtarët shtetërorë, e tjetra vetëm me sistemin e drejtësisë. Për sistemin e drejtësisë ku duhet të ketë veting jemi dakorduar dhe unë jam i gatshëm t’i vazhdojmë edhe më dendur takimet me krerët e subjekteve politike”, ka thënë Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 23:04 Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin
- 22:54 Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
- 22:37 Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër