Votohet në parim byroja për verifikimin e pasurive të zyrtarëve në Kosovë

14 Korrik 2022 | 14:17

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e pushtetit, 58 vota pro dhe 3 abstenime.  Një ndër deputetët që ka abstenuar është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me këtë projektligj parashihet që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Verifikim pasurie do të ketë edhe për familjarët e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaron se për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, dhe që sipas tij, vendi të mos shkoj përsëri në...
10:56 | 16/06/2026

VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur...
22:45 | 15/06/2026

Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar një burrë me gjashtë vjet burgim për akuzat se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së...
12:09 | 15/06/2026