Komisioni Evropian denoncon Hungarinë për sulm ndaj komunitetit LGBTI
Komisioni Evropian ka denoncuar Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në lidhje me të ashtuquajturin akti i mbrojtjes së fëmijëve, që vë në shënjestër komunitetin LGBTI.
Ligji ndalon portretizimin e homoseksualitetit në tekstet për të miturit, gjë që qeveria hungareze e konsideron pjesë të luftës kundër pedofilisë.
Komisioni Evropian nisi një proces për shkelje ndaj Budapestit vitin e kaluar dhe tani deklaron se përgjigjet e qeverisë hungareze nuk ishin të përshtatshme.
“Komisioni vlerëson se ky ligj shkel ligjet e brendshme të BE-së dhe ato për mbrojtjen e individëve, sa i takon të drejtave të tyre themelore dhe vlerave evropiane, të cituara në nenin 2 të Traktatit të BE-së”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand.
Në dekadën e fundit, Hungaria ka qenë në përplasje me Bashkimin Evropian edhe lidhur me regresin e standardeve demokratike të saj dhe për çështjen e sundimit të ligjit.
Organizatat evropiane që mbështesin komunitetin LGBTI mirëpritën masat e Komisionit, por bënë thirrje për një ndëshkim financiar më të madh derisa gjykata evropiane të marrë vendimin.
“Kjo është një fitore e rëndësishme simbolike për komunitetin tonë. Ne jemi të sigurt se do ta fitojmë këtë çështje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, por ndërkohë Orban do të vazhdojë të sulmojë komunitetin tonë atje. Edhe Komisioni duhet të marrë masa dhe do t’i bëjmë thirrje të zbatojë mekanizmin e sundimit të ligjit për këto agresione që i bëhen LGBTI-së në Hungari”, tha drejtori ekzekutiv i Forbidden Colours, Remy Bonny.
Komisioni denoncoi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë edhe rastin e radios hungareze “Klub Radio”.
Stacionit radiofonik opozitar iu hoqën frekuencat vitin e kaluar, veprim që për Brukselin ishte jotransparent dhe jo në proporcionin e duhur.
LEXONI GJITHASHTU
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 21:22 Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 21:15 Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme
- 21:10 Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
- 21:07 Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:05 Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike