VIDEO | Momenti kur gomonia humbet kontrollin dhe përplas pushuesit në Jalë

17 Korrik 2022 | 12:38

Euronews Albania ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Jalë, ku një gomone doli në breg dhe përplasi dy pushues.

Nga pamjet e siguruara, shihet se personi i cili drejtonte gomonen, 37-vjeçari Gjergji Priftuli kryen manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut.

Më pas, ai drejtohet me shpejtësi drejt bregut dhe humb kontrollin e mjetit lundrues duke përplasur dy pushuesit.

Një prej tyre është lënduar në fytyrë dhe brinjë. Aktualisht, ata ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Priftuli është vënë në pranga dhe shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026