Nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17 Korrik 2022 | 13:38

Këtë të dielë është mbajtur në Sofje mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Pas përfundimit të mbledhjes, është nënshkruar një protokoll nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.

Ky protokoll paraqet procesverbal të mbledhjes së Komisionit që do të mundësojë forcimin dhe angazhimin dypalësh në promovimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ministri Osmani tha se gjatë takimit janë vënë në dukje të gjitha aktivitetet dhe projektet që kanë rezultuar nga grupet e punës.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetje të fortë për integrimin evropian, i cili do të realizohet ditët e ardhshme në Bruksel, nëpërmjet mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan të shtunën në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Propozimi mori 68 votat e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.

Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj, të kryhen pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026