Dyshime për drogë në Durrës, AKSHI bllokon përkohësisht shërbimet | 5 ngjarje

17 Korrik 2022 | 14:24
  • Dyshime për kokainë në Durrës, grabitet kontejneri, 20 të arrestuar

Një kontejner i ardhur me banane nga Amerika Latine është gjetur i hapur në portin e Durrësit.

Personat kanë marrë nga aty disa arka në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë. E gjithë situata u ka shpëtuar punonjësve të sigurisë duke bërë që autorët të larohen pa problem.

Pas verifikimeve të para, 20 persona janë arrestuar, 18 prej tyre punonjës së sigurisë në port si dhe shoferi dhe një punonjës i kompanisë që priste ngarkesën me banane.

Mësohet se kontejneri ka qenë në monitorim prej disa ditësh nga autoritet pasi dyshimeve se në të mund të kishte lënë narkotike. Pritej që ai të kalonte në skanerin e doganës për të provuar dyshimet e policisë dhe doganës. Por autorët kanë qënë më të shpejtë se autoritet duke larguar nga aty arkat të cilat kanë pasur drogën.

Lexoni për më shumë: Dyshime për kokainë në Durrës, grabitet kontejneri, 20 të arrestuar

Porti i Durrësit
  • ‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Lexoni për më shumë: ‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Portali e-Albania
  • VIDEO | Momenti kur gomonia humbet kontrollin dhe përplas pushuesit në Jalë

Euronews Albania ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Jalë, ku një gomone doli në breg dhe përplasi dy pushues.

Nga pamjet e siguruara, shihet se personi i cili drejtonte gomonen, 37-vjeçari Gjergji Priftuli kryen manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut.

Më pas, ai drejtohet me shpejtësi drejt bregut dhe humb kontrollin e mjetit lundrues duke përplasur dy pushuesit.

Lexoni për më shumë: VIDEO | Momenti kur gomonia humbet kontrollin dhe përplas pushuesit në Jalë

Momenti kur gomonia del në breg dhe përplas pushuersit në Jalë
  • Aksion anti-kontrabandë në veri të Kosovës, lëndohen 5 policë

Pesë efektivë të policisë së Kosovës janë lënduar dhe një makinë e Policisë Kufitare është dëmtuar gjatë një aksioni anti-kontrabandë në fshatin Jashanicë të Leposaviçit.

Drejtuesi i kamionit që pdyshohej se po transportonte mallin e kontrabanduar, nuk iu bind urdhrit për kontroll dhe ka përplasur makinën e policisë.

Ata arritën që ta ndalonin kamionin në fshatin Llazhinë dhe kanë arrestuar drejtuesin e saj, shtetasin A.D.

Lexoni për më shumë: Aksion anti-kontrabandë në veri të Kosovës, lëndohen 5 policë

Kamioni me mallra kontrabandë
  • U nis nga Serbia, avioni me 12 ton municione rrëzohet në Greqi, 8 viktima

Një avion mallrash që transportonte rreth 12 ton municione është rrëzuar mbrëmjen e së shtunës pranë qytetit Kavalla në Greqisë. Për pasojë, të tetë pjesëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vdekur.

Piloti kërkoi një ulje emergjente në aeroportin e Kavallës për shkak të një problemi me motorin, por nuk ishte në gjendje të ulej në pistë.

Ai arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit dhe atij iu kërkua që të ulej në aeroportin e Selanikut ose Kavallës.

Lexoni për më shumë: U nis nga Serbia, avioni me 12 ton municione rrëzohet në Greqi, 8 viktima

Avioni në flakë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026