Kryeministria për sulmin kibernetik: Sistemet s’janë prekur

18 Korrik 2022 | 12:02

Kryeministria ka reaguar sërish sot pas sulmit kibernetik që ka përfshirë sistemet shtetërore të të dhënave.

Në deklaratën për mediat thuhet se sulmi është konstatuar mesditën e të premtes dhe menjëherë është bërë izolimi i sistemeve qeveritare.

Sipas Kryeministrisë, sulmi ngjason me atë që u bë sistemeve të Ukrainës në shkurt, por thekson se sistemet nuk janë cenuar.

Lajmi për sulmin kibernetik u bë i ditur një ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026