Putin vizitë në Teheran, bisedime me presidentin iranian dhe turk për sigurinë

19 Korrik 2022 | 21:14

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të martën në Teheran me homologun iranian Ebrahim Raisi dhe atë turk Recep Tayyip Erdogan.

Në fokus të bisedimeve ishin çështje të ndryshme, që nga lufta në Siri deri tek konflikti në Ukrainë dhe propozimi i mbështetur nga OKB për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.

Pas takimit me presidentin iranian, Putin deklaroi se marrëdhëniet mes Federatës Ruse dhe Republikës Islamike po ecin gradualisht në drejtimin e duhur.

Ndërsa Perëndimi ka vendosur një seri sanksionesh ndaj Rusisë, Putin po orvatet të krijojë aleanca të reja, si për shembull ajo me Iranin, që mund të kthehet në një partner i mundshëm ushtarak për Moskën.

Por mbi të gjitha, vizita në Teheran i ofron kreut të Kremlinit shansin për të diskutuar me Erdogan, i cili është vetëofruar si ndërmjetës për zgjidhjen e kontestit Rusi-Ukrainë dhe atë të grurit ukrainas të bllokuar në detin e Zi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026