Kapitujt që do hapen pas çeljes së negociatave | 5 zhvillime kryesore

19 Korrik 2022 | 21:52
  • Gjonaj tregon se cilat kapituj do hapen sipas metodologjisë së re të BE-së

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, Etilda Gjonaj thotë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është fillimi i një procesi shumë sfidues, sidomos për qeverinë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Gjonaj u shpreh se sipas metodologjisë së re për zgjerimin, do të hapen disa kapituj njëkohësisht.

“Jo vetëm me dy kapituj të rëndësishëm si 23 dhe 24 për reformën në drejtësi dhe korrupsionin, por edhe kapituj të tjerë që lidhet me pjesën e procedurave të prokurimeve publike apo lëvizjes së lirë të mallrave”, u shpreh ajo.

Lexoni për më shumë: Gjonaj tregon se cilat kapituj do hapen sipas metodologjisë së re të BE-së

Etilda Gjonaj
  • ‘Proces i vështirë dhe i komplikuar’, kryenegociatori Zef Mazi për negociatat

Procesi do të jetë i gjatë, i komplikuar, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë.

Kështu deklaroi kryenegociatori Zef Mazi gjatë fjalës së tij në takimin e shqyrtimit analitik të legjislacionit, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Mazi u shpreh se premtimet e pambajtura për negociatat, të cilat nuk u hapën për disa vite, tanimë i përkasin të shkuarës dhe shtoi se duke filluar nga sot, nis integrimi i Shqipërisë.

Lexoni për më shumë: ‘Proces i vështirë dhe i komplikuar’, kryenegociatori Zef Mazi për negociatat

Kryenegociatori Zef Mazi
  • Brenda 2 vitesh bullgarët do përfshihen në kushtetutën e RMV-së, thotë ministri

Pak ditë më parë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, çka i mundësoi sot hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Tanimë, të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të përfshihen në kushtetutë.

Në një intervistë për “Euronews Albania” nga Brukseli, ministri për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën në RMV, Admirim Aliti tha është planifikuar që ndryshimet kushtetuese të bëhen brenda dy viteve.

Lexoni për më shumë: Brenda 2 vitesh bullgarët do përfshihen në kushtetutën e RMV-së, thotë ministri

Ministri për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën në RMV, Admirim Aliti
  • ‘Vjeshtë sfiduese’, paralajmërimi i OBSH-së për COVID-in në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa pritet të përjetojë një vjeshtë dhe dimër sfidues, për shkak se infektimet COVID-19 janë rritur me shpejtësi brenda kontinentit.

Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr Hans Henri P. Kluge vuri në dukje se aktualisht, Evropa është në një situatë të ngjashme me verën e kaluar, kur po përballej me një valë të re të COVID.

Lexoni për më shumë: ‘Vjeshtë sfiduese’, paralajmërimi i OBSH-së për COVID-in në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë. Foto: Reuters
  • Marrëveshja me kishën serbe, Abazoviç takon Gjukanoviç në Presidencë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç, pasditen e së martës në selinë e Presidencës.

Temë diskutimi ka qenë miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe pasojat politike që mund të sjellë kjo marrëveshje.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

Lexoni për më shumë: Marrëveshja me kishën serbe, Abazoviç takon Gjukanoviç në Presidencë

Dritan Abazoviç dhe Milo Gjukanoviç
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026