Mësuesi që punon si vrojtues plazhi shpëton jetë prej 6 vitesh

20 Korrik 2022 | 13:04

Është mësues historie në profesionin e tij të parë, por gjatë muajve të verës punon si vrojtues plazhi.

Për 6 vite Luçjano Marku na tregon se ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, që rrezikonin mbytjen.

 “Fillimet e mija si vrojtues plazhi ka qenë dëshira dhe pasioni mbi detin dhe mbi këtë profesion të ri. Për gjashtë vite si vrojtues plazhi kemi rreth 40 raste që kemi ndërhyrje të drejtpërdrejta për të shpëtuat jetë në ujë, kemi pasur nga rastet më të thjeshta deri në të ndërlikuara që jemi detyruar të japim reanimimin radiopulmonar,” – u shpreh ai.

Të shpëtosh njerëzit në det për Luçjanon është ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Për shkak të vështirësisë, sidomos kur deti është i trazuar, 30-vjeçari ka rrezikuar edhe jetën.

 “Të shpëtosh jetë njerëzish është diçka e veçantë, por edhe e vështirë sepse deti është i rrezikshëm. Në vitin 2018 diku në thellësi të madhe dy motra u rrëzuan nga varka dhe u desh të ndërhyja, ishte totalisht e pamundur që të transportoje dy veta, por arrita ti sillja dhe dola me gjendje të rënduar shëndetësore. Vajzat të dyja jetojnë sot. Vetë pata ca probleme shëndetësore, ishte shumë e lodhshme,” – tregoi Luçjano.

Një vrojtues plazhi qëndron në kabinë nga ora 9 deri në orën 5 pasdite. Në  bregdetet me vrojtues plazhi ka të vendosura edhe sinjalistika që tregojnë se deri ku lejohet të notohet. Në çdo 80 metër vijë lineare duhet të ketë një vrojtues plazhi.

Paga e një vrojtuesi arrin deri në 1 milion lekë në muaj. Në gjithë vendin ka 1200 vrojtues plazhi. Numër ky i pamjaftueshëm për të siguruar jetën e pushuesve nga veriu në jug.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026