Draghi i mbijeton votëbesimit, por braktiset nga partitë

20 Korrik 2022 | 22:50

Kur kryeministri Mario Draghi njoftoi se italianët e kishin bindur të mos jepte dorëheqjen, për shumë orë me radhë gjatë së mërkurës u duke se qeveria e unitetit kombëtar do të mbijetonte.

Ai bëri thirrje për një pakt të ri dhe një votëbesim në Senat, por disa orë më vonë tre parti të koalicionit njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në votim.

Tani, pas një viti e gjysmë, qeveria e tij që përfshinte të djathtën dhe të majtën është në prag të kolapsit.

Edhe pse Draghi e fitoi votëbesimin, mohimi i mbështetjes nga tre partitë, populistja Lëvizja 5 Yjet, ekstremistja Liga e Veriut dhe ajo e qendrës Forza Italia e bën të pamundur vazhdimin e mandatit.

Tani, kryeministrit, i cili nuk e ndoqi votimin nga Senati por nga zyra e tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dorëzojë dorëheqjen tek presidenti, për herë të dytë brenda një javë.

Megjithatë, më parë ai duhet të ndjekë debatin që zhvillohet të enjten në dhomën e ulët të Parlamentit.

Drama politike në Itali nisi të enjten e kaluar, kur ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane i dorëzoi dorëheqjen kreut të shtetit pasi Lëvizja  Yjet kishte dalë kundër paketës miliardere për të ndihmuar familjet dhe bizneset e dëmtuara nga pandemia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026