Avokatët paralajmërojnë padi në Kushtetuese për hartën e re gjyqësore

21 Korrik 2022 | 13:51

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia bëri me dije se hapi i radhës sa i takon çështjes së hartës së re gjyqësore do të jetë Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se gjatë kësaj kohe avokatët demonstruan në nivel të lartë profesional dhe me përgjegjësi gjithë qëndrimin e argumentuar.

“Është ngritur një grup për përgatitjen e materialit, përcaktuar konform ligjit për GjK. Do të thërrasë ekspertët më të mirë që ka vendi ynë. DHASH, si anëtare e Shoqatave Europiane, do të vërë në dijeni këtë institucion të rëndësishëm brenda BE dhe PE, duke i bërë të qartë antikushtetueshmërisë së këtij akti dhe vendimi të KLGJ,” – tha Haxhia.

Padia në Kushtetuese nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë do të bëhet me objekt shqyrtimi: Cënimi i aksesit, marrjes/dhënies së qytetarëve në drejtësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026