Vora në protestë, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të padëmtuara nga tërmeti
Prej vitesh Hamit Mema ka jetuar në këtë banesë në zonën e Vorës, por sot ai nuk e di edhe për sa kohë do të mund ta gëzojë. Banesa e tij ashtu si edhe dhjetëra të tjera, edhe pse nuk u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, do të shembet pasi është e përfshirë në projektin e rindërtimit të qytetit të Vorës. Sipas Memës, plani është miratuar pa asnjë konsultim publik me banorët.
“Kur morëm vesh që plani i rregullimit është miratuar ishte një fatkeqësi e madhe, se kemi jetuar në këtë vend për shumë vite, jemi rritur”, thotë ai.
Plani i zhvillimit për zonën e Vorës është miratuar që në muajin mars të këtij viti nga kryetari i Bashkisë Hekuran Brahimaj. Hamit Mema u gëzua kur banesa e tij nuk u godit nga tërmeti, por tani ajo ndjesi është zbehur.
“Nuk ka asnjë dëmtim, vini dorën në zemër dhe na lini të jetojmë me fëmijët. Është një jetë punë”, pretendon banori.
Njëjtë si banesa e Memës janë edhe rreth 70 ndërtesa të padëmtuara, por që janë pjesë e planit të zhvillimit. Në shenjë proteste, banorët e Vorës janë mbledhur pranë Bashkisë për të kundërshtuar këtë vendim.
“Pardje u la një dëgjesë publike që të dëgjoheshim ne, por pa efekt sepse dëgjesa publike efektin e ka para se të miratohet plani, në momentin që është miratuar plani dëgjesa është për t’u tallur me ne”, thotë një banor i Vorës.
“Unë dua të di si është bërë ky plan urbanistik, sepse lagjja jonë është 90% me banesa të padëmtuara”, tha një tjetër banor.
Të shqetësuar janë edhe pronarët e tokave nga ku kalon projekti i rindërtimit. Atyre u është thënë se do të shpronësohen, por Indrit Maloku nuk është dakord me këtë vendim.
“Nga ky projekt preket edhe prona ime, që është 3780 metër katror, këtu kërkohet të kalojë bulevardi dhe unë si pronar nuk jam pyetur fare. Përgjigjja e kryetarit ka qenë nuk kam çfarë të bëj jam i pafuqishëm, problemet e vogla i ka mbajtur Kryeministri, problemet e mëdha m’i ka hedhur mua në dorë”, shprehet ai.
Banorët e Vorës, të shqetësuar për fatin e banesave të tyre, thonë se do të vijojnë të mblidhen pranë Bashkisë derisa të kenë një përgjigje. Euronews Albania tentoi të kontaktonte me Kryetarin e Bashkisë, por ai nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë në lidhje me këtë problematikë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës