Osmani: Të shikohet nëse po respektohen të drejtat e të akuzuarve në Hagë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të diskutojnë dhe të shohin nëse po respektohen të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
E para e shtetit nënvizoi i ka quajtur thashetheme pretendimet për trafikim organesh, të përmendura në raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raport ky i miratuar pastaj në Këshillin e Evropës.
“Unë besoj që do të ulemi dhe do të diskutojmë me institucionet në radhë të parë se si mund të bëjmë çmos që ligjet që i ka miratuar vetë Kuvendi i Kosovës, që amendamentet kushtetuese që i ka miratuar vetë Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave, të shohim sa po zbatohen edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të akuzuarve me këtë rast, sepse kemi të bëjmë me një kontekst të lirive dhe të drejtave themelore të cilat janë pjesë e Kushtetutës sonë dhe të cilat i ka marrë përsipër t’i zbatojë edhe vet gjykata speciale”, ka thënë Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik