KE mund të hartojë raport të ri për pretendimet e Dick Marty
Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.
Kështu ka deklaruar Këshilli i Evropës, për Radio Evropa e Lirë, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty.
“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, bëri me dije Këshilli i Evropës.
125 deputetë kanë votuar pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.
Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.
Por, parlamenti shqiptar tashmë thotë se nuk ka prova dhe fakte për këto krime dhe ato duhet të konsiderohen si të pabaza nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
- 08:16 Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën