Sporti i pazakontë në Korçë, fëmijët bëhen bashkë për lojën e badmintonit

23 Korrik 2022 | 14:49

Një sport shumë pak i dëgjuar në vendin tonë ka bërë bashkë fëmijë nga Shqipëria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut. Prej 5 ditësh ata do të ndeshen në sportin e badmintonit në qytetin e Korçës.

Një sport i pazhvilluar në vend. Vetëm në qytetin e Korçës ka një fushë të përshtatshme për këtë lojë.

“Badmintoni në Shqipëri për fatin e keq është vetëm në qarkun e Korçës. Është një sport i ri dhe i panjohur në Shqipëri, megjithëse është olimpik nuk ka zënë vend që mësuesit ta njohin si sport. Mundësitë janë minimale sepse edhe mbështetja është 0. Vetëm Korça ka fusha, kjo është investim i federatës së Badmintonit”, u shpreh Mishel Pili – trajner badminton.

Për trajneren e fëmijëve nga Maqedonia e Veriut ky sport përveç kënaqësisë shërben edhe për të qëndruar fizikisht në formë.

“Ne vijmë nga Maqedonia dhe kemi 7 lojtarë që do të luajnë, kjo është në fakt një lojë që ti krijon miq të rinj, të fal emocione, ka ritëm por po ashtu mban gjallë dhe trupin, duhet të jesh aktiv dhe kënaqesh”, tha Mila Eftovska.

Për trajneren rumune eksperienca të tilla i shpërbejnë fëmijëve për të krijuar ura bashkëpunimi për zhvillimin e këtij sporti.

“Jam e privilegjuar që mora pjesë në këtë javë në Shqipëri, qëndruam 5 ditë dhe trajnuam me dhjetëra fëmijë, u kënaqem duke kaluar kohë se bashku, e tani do të ndeshemi. Kjo javë shërbeu për të krijuar ura bashkëpunimi midis vendeve tona dhe mbase në të ardhmen, fëmijët shqiptarë vijnë në Rumani për tu trajtuar”, tha  Corina Dan.

Loja e Badmintonit u shpik në shekullin e 19 ndërkohë sot është e përhapur masivisht në Britaninë e Madhe dhe Europë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026