Regjistri i krimeve seksuale, gjoba për pedofilët që nuk japin të dhënat
Regjistri i krimeve seksuale i miratuar në kuvend ditën e enjte me 125 vota pro, pritet të parandalojë sulmet seksuale.
Në të, do të figurojnë të regjistruar personat që nga viti 1995, të cilët janë dënuar, kanë vuajtur dënimin.
Këta individë, tashmë do të duhet të raportojnë çdo lëvizje të tyren jashtë Shqipërisë, si dhe u hiqet e drejta për t’u punësuar në institucione private dhe shtetërorë, ku ka fëmijë. Pjesë e këtij regjistri do të jenë dhe shtetasit e huaj por që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Por çfarë ndodh në rast se një i dënuar nuk kryen këto detyrime. Ata do të ndëshkohen me masa administrative dhe gjobë nga 500 mijë lekë deri në 1 milion në rast se refuzojnë të japin informacione per regjistrimin e tyre.
Çdo i dënuar do t’i hiqet e drejta për të udhëtuar jashtë vendit nga 6 deri në 12 muaj, si dhe nëse nuk mbajnë kontakte të vazhdueshme me komisariatin më të afër, do të pagujnë 300 deri në 700 mijë lekë gjobë.
Megjithatë ata kanë të drejtë të perfitojnë nga programet e rehabilitmit dhe integrimit. Nëse një i dënuar pretendon se regjistrimi ështrë i parregult ose në kundështim me ligjin mund t’i drejtohet gjykatës.
Të gjithë qytetarët, përmes portalit e-albania, do mund të kërkojnë, nëse dyshojnë se dikush pranë tyre, mund të jetë pedofil. Në vendin tonë janë rreth 100 persona që kanë kryer dënimin për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe që enden të lirë rrugëve.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama