Zjarret masive “shkatërrojnë” pushimet në ishullin Lesbos në Greqi
Zjarret masive në Europë duket se po shkatërrojnë edhe pushimet e turistëve në vëndet më atraktive të Greqisë dhe jo vetëm.
Banorët vendas në ishullin Lesbos së bashku me tursitët u evakuuan pasi zjarri shkatërroi shtëpitë dhe zonën e plazhit të njohur si Vatera, ku është zakonisht përqendrimi më i madh i turistëve të huaj.

Vatrat masive të zjarrit u aktivizuan ditën e shtunë në mëngjes dhe nuk janë neutralizuar ende, ndonëse zjarrfikësit po përdorin edhe helikopter për të shuar flakët. Autoritetet janë në pritje të përforcimeve nga rajone të tjera të Greqisë.
Referuar mediave vëndase në Greqi, autoritetet lokale urdhëruan largimin e turistëve nga resorti që ishte i mbushur plot. Televizioni shtetëror ERT raportoi se të paktën dy shtëpi janë shkrumbuar totalisht.

Zjarret massive janë përhapur në pjesë të ndryshme të vëndit fqinj gjatë ditëve të fundit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta.
Një vatër e konsiderueshme zjarri vijon të avancojë prej tri ditësh në sipërfaqe të mëdha toke në një kodër në ishull, pranë Parkut Kombëtar Dadia, ku tymi ka penguar edhe avionët për të vepruar në zonë. Të mërkurën, zjarri që përfshiu sipërfaqe të mëdha në malet pranë Athinës shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi qindra persona të evakuohen.

Në 2021, për shkak të zjarreve masive, u shkatërruan 121 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë, gjatë asaj që u vlerësua si vala më e keqe e të nxehtit në 30 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur