Fluks pasagjerësh në port, mijëra udhëtarë zbarkojnë në Durrës gjatë fundjavës

24 Korrik 2022 | 17:33

Lundrimet me traget nga porti i Durrësit kanë sjellë një fluks pasagjerësh 2 ditët e fundjavës.

Burimet zyrtare portuale bëjnë të ditur se deri në mesditën e së dielës kanë hyrë në total 9005 pasagjerë dhe 2455 mjete.

Të shtunën hynë përmes portit më të madh në vend 5 tragete nga Italia, që sollën në total 4839 pasagjerë dhe 1350 mjete. 

Deri në mesditë kanë mbërritur 3 tragete, që kanë sjellë me vete 4166 pasagjerë dhe 1105 mjete. 2 të tjerë pritet të vijnë në mbrëmje me totalin e 2500 pasagjerëve dhe 500 mjeteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete,...
17:45 | 19/07/2026

Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
15:21 | 19/07/2026