Rusia kërkon aleatë në Afrikë, Lavrov takohet me zyrtarët egjiptianë
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nisi bisedimet me zyrtarët egjiptianë, ndërsa vendi i tij kërkon të thyejë izolimin diplomatik dhe sanksionet e Perëndimit, pas pushtimit të Ukrainës.
Lavrov mbërriti në Kajro të shtunën, në hapin e parë të turit të tij afrikan që gjithashtu përfshin ndalesa në Etiopi, Uganda dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Lavrov fillimisht u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi në pallatin presidencial dhe më pas me homologun e tij, Sameh Shukry.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Shukry bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike dhe politike të konfliktit në Ukrainë.
“Kemi konfirmuar angazhimin e eksportuesve rusë të grurit që të përmbushin detyrimet. Presidenti Vladimir Putin gjithashtu e theksoi këtë në një bisedë telefonike me presidentin egjiptian. Sa i përket prodhimit të ushqimit, kolegët tanë perëndimorë, që e kanë marrë shumë seriozisht situatën, duhet të heqin pengesat që kanë krijuar vetë,” – u shpreh Lavrov.
Ministri i jashtëm rus fajësoi Ukrainën për ndërprerjen e bisedimeve për paqen.
“Ukrainasit po inkurajohen vazhdimisht për këtë pikë nga mbikëqyrësit e tyre perëndimorë, në Londër, Uashington dhe shumë kryeqytete të BE-së dhe NATO-s,” – tha ai.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar ndikime të mëdha në ekonominë botërore, duke çuar çmimet e naftës dhe gazit në nivele të paprecedente.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por pushtimi dhe bllokada e porteve i ka ndalur furnizimet.
Lavrov do të bisedojë gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit dhe do t’i drejtohet organizatës pan-Arabe.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve