Identifikohet 40-vjeçari që qëlloi me armë dje në Vlorë

25 Korrik 2022 | 10:05

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin që qëlloi një ditë më parë me armë zjarri në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Në kërkim është Eurel Liçaj, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe.

Shkak për përplasjen me armë dyshohet se ka qenë hapësira e shfrytëzuar për plazhe private.

Në vendngjarje, është arrestuar vetëm një i dyshuar, si i afërm me personin që ka qëlluar me armë.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës

Një person ka mbërritur këtë të hënë tek spitali i Trauma i plagosur me armë. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në Kamëz në rrethana...
12:11 | 08/06/2026

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)

Agjentët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës këtë të hënë kanë arrestuar një person në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pasi kishin marrë...
11:52 | 08/06/2026

Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektligjin për amnistinë penale. Projektligj që pritet të kalojë në seancë plenare për...
11:39 | 08/06/2026