Ish-numri dy i OFL-së kërkon rikthimin në detyrë, kërkesë Gjykatës së Lartë
Artan Shkëmbi, ish numri dy i OFL-së, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës.
Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të Lartës duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin.
Për rastin e Shkëmbit ende nuk ka një vendimmarrje nga Gjykata e Tiranës nëse do të kalojë apo jo për gjykim, pasi ndodhet në fazën e seancës paraprake.
Shkëmbi u pezullua nga detyra një vit më parë, pasi u hetua për dekonspirim operacionesh.
U dyshua se Shkëmbi kishte dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penal.
Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës