VIDEO/ Snajper në makinë, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s dhe miku i tij

26 Korrik 2022 | 11:22

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-efektivin e RENEA-s Remal Radën, bashkë me mikun e tij Elton Hithin për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë gjatë kontrollit në automjetin me të cilën po lëviznin të sipërpërmendurit u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në kryeqytet.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

28-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Ndërsa, Remal Rada ka punuar si polumbar i RENEA-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026