Bozdo: Socialistët gënjejnë, shtresën e mesme e lehtëson taksa e sheshtë, jo taksa progresive

29 Qershor 2020 | 07:56

Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, analizoi për Euronews Albania propozimin e opozitës për “taksë të sheshtë 9 për qind” dhe hodhi poshtë si “gënjeshtra” pretendimet e mazhorancës se kjo taksë “dyfishon taksat për 300 mijë familje të shtresës së mesme”.

Në intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj, Bozdo u shpreh se “taksa nuk është vetëm e sheshtë, por edhe e ulët”. 

“Nëntë për qind tatimi mbi të ardhurat e të gjithë personave dhe 9 për qind edhe kontributi, pra të kemi taksë të sheshtë që e bën Shqipërinë ndër më konkurrueset në rajon,” – tha Bozdo duke këmbëngulur se kjo taksë nuk sjell as më pak të ardhura në buxhet, përkundrazi nxit edhe formalizimin e ekonomisë.

“Problemi i ekonomisë shqiptare është mungesa e likuiditetit dhe informaliteti i lartë. Implementimi i një takse të sheshtë dhe të ulët nënkupton që biznesi informal të fillojë të hyjë si kontribuues në ekonomi. Shembull është viti 2005, ku nga 23 për qind që ishte tatimi mbi fitimin e kompanive, qeveria e PD-së e ktheu në 10 për qind dhe arriti dyfishin e të ardhurave që arrihej me një taksë më të lartë,” – u shpreh Bozdo.

I vënë përballë komentit të ministrit Arben Ahmetaj, i cili e ka konsideruar rikthimin e taksës së sheshtë si “dyfishim taksash për 300 mijë familje të klasës së mesme”, Bozdo reagoi ashpër duke e konsideruar komentin si “gënjeshtër”.

“Është gënjeshtër! Më vjen keq të flas me këtë gjuhë, por në programin e PD-së, fasha nga zero deri në 30 mijë lekë të ardhura bazë përjashtohet nga çdo taksë dhe diferenca mbi këto të ardhura tatohet me 9 për qind,” – këmbënguli Bozdo duke theksuar të kundërtën se taksa progresive nga 13 deri në 23 për qind e aplikuar nga mazhoranca socialiste ka prekur shtresën e mesme.

“Sot nuk ka asnjë incentivë për të punuar, qoftë dhe në dy punë, sepse ti i dorëzon shtetit 23 për qind të parave të tua, por jo vetëm kaq, por qeveria ka bërë çmos të godasë shtresën e mesme, sepse nuk ka pasur asnjë rritje rroge apo indeksim të pagave,” – shtoi më tej përfaqësuesi i lartë i PD-së.

Demokratët, sipas Bozdos, në programin e tyre për qeverisje – program, i cili ende nuk është përmbyllur, – parashikojnë indeksim të pagave sipas përqindjes së inflacionit dhe një parashikim në bazë të sukseseve të mirëqeverisjes për rritje të tyre.

I pyetur se ku do t’i gjejë qeveria e mundshme e demokratëve paratë për të paguar investimet nëse do të ulë ndjeshëm taksat, anëtari i kryesisë së PD-së këmbënguli se “ulja e taksave zhvillon ekonominë, nxit investimet, krijon vende pune, lufton informalitetin dhe korrupsionin”.

 

Lexoni gjithashtu:

Basha: Me taksën e sheshtë 9%, të gjithë do të paguajnë më pak

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026