Plagoset një minator në Martanesh, niset me helikopter drejt Tiranës

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
26 Korrik 2022 | 15:19

Një 56-vjeçar u plagos rëndë pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh në një galeri kromi në zonën mineral mbajtëse të Martaneshit.

Policia e Bulqizës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, por pa dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes dhe as për kompaninë që punësonte minatorin.

“Dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

I plagosuri fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë, por për shkak se minatori kishte dëmtime të rënda në kokë – mjekët kanë njoftuar helikopterin dhe e kanë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026