Ministri i Jashtëm portugez shpreh përkrahjen për RMV-në në BE
Ministri i punëve të Jashtme i Portugalisë Zhoao Gomes Kravinjo ka qëndruar në vizitë zyrtare në Shkup, prej ku ka shprehur përkrahjen e vendit të tij në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Portugalia i premtoi Maqedonisë së Veriut ndihmë dhe mbështetje politike gjatë procesit të anëtarësimit në BE.
Ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Zhoao Gomes Kravinjo gjatë vizitës në Shkup, tha se beson se Bullgaria më nuk do ta bllokojë vendin.
“Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e një rëndësie thelbësore që t’i besohet fjalës së dhënë, nënshkrimit të nënshkruar, detyrimit të shprehur. Çështja dypalëshe që u diskutua intensivisht mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar, ka një përfundim dhe përfundimi është shënuar me një konferencë ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres që kjo çështje të ngrihet sërish,” – u shpreh ai.
Lidhur me deklaratën e njëanshme që Maqedonia e Veriut ia dorëzoi BE-së ne konferencën e parë ndërqeveritare për gjuhën maqedonase, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se ajo ishte pjesë e propozimit francez.
“Tani po i bëhet BE-së, një notë që i është dërguar OKB-së në vitin 2018, e cila nuk ka asnjë rëndësi juridike sepse Bullgaria votoi për një kornizë negociuese në të cilën gjuha maqedonase është e pastër. Qëndrimi ynë i njëanshëm është pjesë e atij propozimi francez, më parë edhe portugez dhe atij gjerman, për të përfaqësuar qëndrimin tonë në aspektin gjuhësor,” – deklaroi Osmani.
Zyrtarët në RMV bëjnë me dije se është planifikuar një konferencë e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në, por parakusht është ndryshimi i Kushtetutës për të futur bullgarët si entitet.
Për të votuar ndryshime kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend, që do të thotë se nuk mund të kalojnë pa VMRO DPMNE në opozitë, e cila ka thënë se nuk do të votojë ndryshimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut