Autoriteti i Dosjeve të sqarojë kush është shtetasi I.M, thotë Partia e Lirisë

27 Korrik 2022 | 15:42

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka deklaroi se kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Në një deklaratë për mediat, Caka tha i bëri thirrje Autoritetit të Dosjeve të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

Ajo u shpreh se ky institucion nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij Ilir Metës, një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M.

Sipas saj, vendimi i Autoritetit të Dosjeve është kërkuar më 17 maj të këtij viti nga një shtetas me inicialet I.M, i cili e ka kërkuar, por që nuk është ish-presdenti.

Caka theksoi se ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë shtetas.

Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026