Dosja për Metën, Braimllari: Mazhoranca tërheq vëmendjen nga inceneratorët

27 Korrik 2022 | 20:45

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari thotë se dosja ku aludohet  se ish-presidenti ka qenë pjesë e ish-Sigurimit Shtetëror është e sponsorizuar nga mazhoranca.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Brahimllari u s hpreh se qeveria kërkon të tërheqë vëmendjen nga çështja e inceneratorëve.

“Në 32 vite tani e gjetën këta këtë informacion? Është e fabrikuar dhe e sponsorizuar nga mazhoranca. Tërheqin vëmendjen nga inceneratorët dhe merren me këtë çështje. Kanë hallin e tyre personal, janë për të shkuar në burg dhe do shkojnë në burg.

Do përballen me drejtësinë dhe paratë që i kanë marrë qytetarëve, do kthehen prapë në buxhetin e shtetit, sepse kanë bërë çmendurira. Qindra milionë euro abuzime, prandaj duhet kjo gjë që të harrohet çështja e inceneratorëve”, theksoi ai.

Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026