Shifrat/ Shqipëria ende larg nivelit optimal të dhurimeve të gjakut
Shqipëria mbetet ende larg nivelit optimal të dhurimeve të gjakut. Në bilancin e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare e Trensfuzionit të Gjakut për 6 mujorin e parë të këtij viti, rezulton se jenë regjistuar mbi 18 mijë dhurime.
Por a mjaftojnë këto dhurime për të plotësuar kërkesën e madhe që kanë qendrat e mëdha spitalore universitare në Tiranë por edhe strukturat e tjera?

Drejtori i qendrës Kombëtare të Transfuzionit Kristo Rraca në një prononcim për Euronews Albania thotë se kjo shifër e dhurimeve duhet të rritet ende.
“Në 6 muajorin e parë të këtij viti u bënë 10 mijë e 140 dhurime të gjakut në rang kombëtar. Kjo shifër në krahasim me 3 vite më parë është më e lartë, por sigurisht nevoja për gjak rritet çdo ditë,” tha Rraca për Euronews Albania.

Rraca thotë gjithashtu se numri më i madh i dhurimeve është në Tiranë.
“Nga 18 mijë dhurime në total, 11 mijë janë kryer në kryeqytet ndërsa pjesa tjetër në rrethe. Në qytete është më e vështirë fushata.”
Fushata e dhurimeve si dhe apeli i mjekëve shkon për dhurimet vullnetare kryesisht tek mosha aktive dhe tek studentët në universistete që të dhurojnë dhe të bëhen pjesë e nismave të tilla.
Ndërkohë bilanci i vitit 2021 u mbyll me 35 mijë dhurime vullnetare në rang komëbëtar, por që sërish nuk e plotësuan nevojën e spitaleve dhe fëmijëve talasemikë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet