Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, pritet rokadë edhe në rang qarqesh

28 Korrik 2022 | 09:14

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni.

Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale.

Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.

Albert Dervishi, i cili ishte zëvendësi i Gledis Nanos, tashmë i zëvendësuar nga Tonin Vocaj, do të transferohet në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë, pritet emërimi i Drejtorit të ri të Policisë së Durrësit, por edhe lëvizje të tjera në rang qarqesh dhe nivel komisariatesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026