Izolohen 1 milion banorë në qytetin kinez ku shpërtheu COVID

28 Korrik 2022 | 10:49

Rreth një milion njerëz në periferi të Wuhanit, qyteti kinez ku shpërthue për herë të parë koronavirusi në dhjetor të vitit 2019, janë vendosur nën izolim.

Banorët e rrethit Jiangxia janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive ose komplekseve të tyre të banimit për tre ditë, pasi u zbuluan katër raste asimptomatike me Covid, shkruan BBC.

Në Wuhan, një qytet me 12 milionë banorë, testimi i rregullt zbuloi dy raste asimptomatike dy ditë më parë.

Dy raste të tjera u gjetën përmes gjurmimit të kontaktit dhe menjëherë pas lëshimit të urdhrit të bllokimit.

Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra. Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë.

Wuhan u bë i njohur në mbarë botën në fillim të vitit 2020 si vendi i parë që shkencëtarët zbuluan koronavirusin e ri dhe qyteti i parë që u vu nën masa të ashpra kufizuese.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026