Rama: Enver Hoxha njeriu që ‘punoi’ më shumë që të jemi pranë SHBA-së
Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryeministri Edi Rama deklaroi se Enver Hoxha është njeriu që punoi kundër SHBA-së, por në fakt veprimet e tij bënë që shqiptarët të lidhen akoma më shumë me Amerikën.
Me doza ironie, kreu i qeverisë nënvizoi se regjimi komunist bëri që shqiptarët të kalonin në ekstremin tjetër, duke u dashuruar akoma edhe më shumë me SHBA-në.
“Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së. Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, u shpreh Rama.
Shqipëria dhe SHBA shënon sot 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë