Reciprociteti për targat, Vuçiç: Jam i shqetësuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur i shqetësuar për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.
Sipas Vuçiç, Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme, shkruan Euronews Serbia.
“Me çfarë baze? Ku shkruan? Shkruan në kokën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe të vendeve të Quint-it SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Francës, sepse për to, Kosova është shtet”, u shpreh presidenti serb ndër të tjera.
Të gjitha makinat me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, duhet të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës.
Ministria e Brendshme e Kosovës bëri të ditur pak ditë më parë, se regjistrimi i makinave do të nisë nga data 1 gusht dhe të zgjasë deri më 30 shtator.
Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova ka të drejtë t’i zëvendësojë targat
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni