Të maskuar, momenti kur autorët i vendosën eksplozivin servisit në Tiranë

28 Korrik 2022 | 15:47

Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnate në një servis automjetesh në zonën e liqenit të thatë në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen dy persona ende të paidentifikuar, që vendosin tritolin me fitil ndezës, e më pas largohen me biçikleta.

Servisi i automjeteve është në pronësi të Ronaldo Petit. Autorët kanë qenë të kamufluar me maskë anti-covid dhe kapele për t’u mos u identifikuar.

Nga sasia e vendosur në servis janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vetë Ronaldo Peti, përpara hetuesve ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa ka shtuar se lënda plasëse mund të jetë vënë për shkaqe konkurrence.

Ky është rasti i 20-të i shpërthimeve me tritol në vend përgjatë vitit 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026