Thirrjet pro-Putin në stadiumin turk shkaktojnë zemërim

28 Korrik 2022 | 19:22

Zyrtarët ukrainas kanë dënuar tifozët turq të futbollit që brohoritën emrin e liderit rus Vladimir Putin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Stamboll.

Mijëra tifozë të Fenerbahçes iu bashkuan këngës pasi skuadra e tyre pësoi një gol ndaj kampionëve të Ukrainës, Dynamo Kyiv.

Ambasadori ukrainas Vasyl Bodnar tha se incidenti e kishte “trishtuar”.

Dynamo Kyiv fitoi ndeshjen 2-1, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Poloni për shkak të pushtimit të Rusisë.

“Ne kurrë nuk do t’i kuptojmë fjalët e mbështetjes për vrasësin dhe agresorin rus që me dashje vret ukrainasit dhe shkatërron vendin tonë,” shkroi Bodnar në Facebook. Edhe futbolli, i cili është kaq i dashur në Turqi, ka kufijtë e tij”.

Organizatori i garës UEFA tha për BBC se ka hapur një hetim për incidentin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026