Rrobotët së shpejti në ndihmë të individëve që ecin me karrige me rrota

29 Korrik 2022 | 21:34

Njerëzit me aftësi të kufizuara falë një skeleti të ri ndihmës të robotizuar do të mund të lëvizin. Kjo po bëhet e mundur falë një kompanie franceze e cila është duke krijuar një të ardhme bionike për këtë target grup.

Shpikja e “Wandercraft” u  mundëson individëve me aftësi ndryshe të mund të ecin në këmbë, e të afrohen me lëvizjen dhe ecjen që bën një individ i zakonshëm.

Qëllimi primar  i tyre është të lejojnë njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara të jenë të pavarur dhe t’u japin të moshuarve mundësinë të ecin përsëri.

Eksoskeletit i duhet vetëm disa minuta për ta vendosur dhe Kevin Piette, i cili humbi përdorimin e këmbëve 10 vjet më parë, thotë se mund ta bëjë vetë.

“Hera e parë që ngrihesh në këmbë është shumë mbresëlënëse, sepse mund ta bësh shumë lehtë, shumë qetë, rehat. Dhe pastaj ju keni këtë qëndrim të drejtë që në fakt e kishit harruar. Është gjithashtu shumë bukur të jesh në gjendje të jesh në të njëjtin nivel me njerëzit në vend që t’i shikosh gjithmonë nga poshtë”, tha Piette për Euronews Next.

Të jesh në gjendje të ngrihesh në këmbë sjell edhe shpërblime shëndetësore. Piette thotë se ka përmirësuar qarkullimin e tij të gjakut, gjë që e ndihmoi tretjen e tij dhe gjithashtu e lejoi atë të reduktonte sasinë e ilaçeve që merrte.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022