Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

30 Korrik 2022 | 13:35

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se qytetarët mund të hasin sot vështirësi në faqet zyrtare online, për shkak se do të bëhet një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve.

AKSHI nënvizon se mund të ketë probleme gjatë orarit 14:00 deri në 23:59 të ditës së sotme, pasi po punohet për pasoja e sulmit kibernetik.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike. Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike”, thuhet në njoftimin e AKSH-it.

Një ditë më parë, zv.Kryeministrja, Belinda Balluku deklaroi se 98% e shërbimeve online të institucioneve janë kthyer në funksion pas sulmit.

Sipas saj, për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen, qeveria po bashkëpunon me kompaninë Mikrosoft dhe FBI-në amerikane.

Ndërsa, drejtorja e AKSHI-t, Linda Karçanaj u shpreh se sulmi kibernetik u bë me qëllim fshirjen e të dhënave kryesore të sistemeve në Shqipëri, por ajo sqaroi se nuk pati humbje të dhënash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026